Prokuroria për aksionin në Prishtinë: A.G. mori ryshfet t’i ndihmojë të dëmtuarit të paguajë për punët që i kreu sipas kontratës me komunën
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar një komunikatë në lidhje më aksionin ndaj zyrtarëve të komunës së Prishtinës, ku u arrestuan tre persona.
Ata dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje ryshfeti”.
A.G është arrestuar në flagrancë duke marrë ryshfet për t’i ndihmuar të dëmtuarit të paguajë për punët që i kishte kryer sipas kontratës më komunën.
“Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari I komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën.”
