FSK realizon kursin për udhëheqës të poligoneve dhe mbikëqyrës të vijës së zjarrit
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka realizuar me sukses kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit”, me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të saj.
Sipas njoftimit të FSK-së, kursi synon përgatitjen profesionale të pjesëtarëve për udhëheqjen e poligoneve të stërvitjes dhe mbikëqyrjen e vijave të zjarrit, duke siguruar zbatimin e procedurave standarde, sigurinë dhe efikasitetin gjatë realizimit të qitjeve dhe aktiviteteve stërvitore.
FSK ka bërë të ditur se ky trajnim kontribuon në rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve për zhvillimin e sigurt dhe efektiv të stërvitjeve në poligonet ushtarake.
Po ashtu, Forca e Sigurisë së Kosovës thekson se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë angazhimin në organizimin e trajnimeve profesionale, me synim rritjen e profesionalizmit dhe përgatitjes së pjesëtarëve për përmbushjen e detyrave ushtarake. /Kosova.info/
