Prokuroria kërkon paraburgim për babë e bir të arrestuar për fajde dhe shtytje në vetëvrasje
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve S.T dhe A.T (babë e bir), të dyshuar për “Fajde” dhe “Shtytje në vetëvrasje”.
Lajmi u bë i ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.
“Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente”, tha ajo,
Të dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e një të riu, i cili u gjet pa shenja jete para dy ditësh në Graçanicë.
Derisa gjatë ditës së djeshme në Shqipëri u arrestua edhe i dyshuari i tretë.
E.G, i cili ishte arratisur është kapur me kërkesë të Interpolit.
