Prokuroria fton të lënduarit në rastin e “Bon Vivantit” që të lajmërohen për ndriçimin e rastit
Prokuroria Themelore në Prishtinë u ka bërë thirrje të lënduarve nga rasti i 4 gushtit në “Bon Vivant” të paraqiten për të ndihmuar në ndriçimin e rastit.
Në kafenenë në fjalë kishte ndodhur një përplasje midis dy grupesh ku një person ishte vrarë dhe disa të tjerë ishin lënduar.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin ‘Bon Vivant’, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni”, thuhet në njoftimin e PThK-së.
