Prokurorët që ftuan Kurtin i përkasin Departamentit për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, teksa u bë e ditur se Kurti është thirrur që të paraqitet në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor nga ora 09:30.

Ftesa, Kurtit i ka shkuar nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi. Gashi është udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale, kurse Krasniqi prokuror special në këtë departament.

Go to TOP