Progni shpallet futbollisti i javës nga FFK

Gerhard Progni është shpallur futbollisti më i mirë i javës së katërt nga FFK.

Sulmuesi i SC Gjilanit shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, gol që zhbllokoi derbin ndaj Dritës.

Kapiteni i ‘Skifterave’ ka marrë çmimin ‘Ylli i javës’ nga FFK në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Gerhard Progni, YLLI I JAVËS

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 6-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti Gerhard Progni i SC Gjilani.

Progni, përpos supergolit nga gjuajtja e lirë, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e Gjilanit ta fitojë derbin kundër FC Drita (2:0).

Kjo ishte fitorja e dytë e Gjilanit në këtë edicion të BKTSuperliga 2021/22.

Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Avdi Demiri, asistent menaxher për klient individual, në BKT, dega Gjilan. 

Go to TOP