‘Prishtinë2002’ në festivalit të filmit të shkurtër në Londër

Pas premierës në festivalin e filmit të shkurtër Clermont-Ferrand në Francë, filmi kosovar i metrazhit të shkurtër ‘Prishtinë 2002’ me regjisore Trëndelinë Halili dhe producent Ermal Gërdovci, do të shfaqë premierën britanike në edicionin e 20-të të festivalit të filmit të shkurtër në Londër – festival i kategorisë A për filma të shkurtër.

Përgjatë festivalit i planifikuar të mbahet në janar të vitit të ardhshëm, ‘Prishtinë 2002’ do të shfaqet në kuadër të programit ‘Coming-of-age’, një program ndërkombëtar i filmave të shkurtër, dedikuar rrëfimeve të cilat trajtojnë rritjen e parakohshme të fëmijëve.

‘Prishtinë 2002’ flet për historinë e një adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë.

Go to TOP