Prishtinë: Rënie për 48 mijë vota e Lëvizjes Vetëvendosje krahasuar me zgjedhjet parlamentare

Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë në kryeqytet në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën e kaluar. Mirëpo, krahasuar me zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit ky subjekt politik mori 48 mijë vota më pak.

Pavësisht se trupi votues u shtua për afër 10 mijë persona, Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti t’i ruante jo vetëm gjysmën, por as 1 të tretën e votave të 14 shkurtit.

Më 14 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë 71,873 vota, kurse më 17 tetor vetëm 22,897, ose 48,897 vota më pak.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia do të jetë në balotazh me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama.

Go to TOP