Prishtinë: Policia në kërkim të një personi të dyshuar për dhunë në familje
Një grua ka raportuar në polici se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Policia ka bërë të ditur se është në kërkim të të dyshuarit dhe se rasti është në procedurë hetimore.
“Me 27.05.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është në kërkim policor, kurse rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
