Kosova

Prishtinë, një muaj paraburgim kundër dy të dyshuarve për prostitucion

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave B.K dhe A.P,  për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mundësim dhe detyrim në prostitucion.

E pandehura A.P dyshohet se ka kryer edhe veprën penale ‘Sulm’ ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Siç njoftohet, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave B.K dhe A.P e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtave iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilën veç e veç.

Të pandehurave masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.

“Caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se nëse të pandehurat lihen në liri, do të pengojnë rrjedhën normale të procedurës duke mos ju përgjigjur ftesave, po ashtu ekziston rreziku i ikjes së tyre, pasi që të njëjtat janë shtetase të huaja”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort