Prishtinë: Nga vetura gjuan me armë ndaj një personi, viktima pranon tretman mjekësor

Një person në Prishtinë ka raportuar të martën në polici se një i dyshuar derisa ka qenë në shoqëri me dy persona në veturë, nga aty ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij disa herë.

Bëhet e ditur se i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ku kanë hasur edhe veturën e dyshuar të braktisur.

Në konsultim me prokurorin, vetura e dyshuar u sekuestrua dhe rasti u iniciua si vrasje në tentativë.

Go to TOP