Prishtinë: Dërgohet në vuajtje të dënimit, kishte urdhër-arrest, në veturë iu gjet edhe kokainë

Është dërguar në vuajtje të dënimit një person dje në Prishtinë, i cili kishte urdhër për arrestimin e tij.

Atij gjatë kontrollit në veturën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar 15 gramë substancë e cila dyshohet që është kokainë.

Pas intervistimit dhe verifikimit është kuptuar se ai ka urdhër-arrest, dhe në bazë të kësaj u dërgua në vuajtje të dënimit, njofton policia.

Go to TOP