“Prishtinë 2002” do të shfaqet në festivalin ndërkombëtar të filmit në Francë

E lumtur të them që “Prishtinë 2002” me regji të Trëndelina Halilit do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Clermont-Ferrand.

“Leti është një adoleshente që fillon të ndryshojë veten në një karakter të ri për t’i bërë përshtypje shoqes së saj Donës, e cila është shumë tërheqëse për të. Tendenca e Letit për të humbur veten në këtë personazh të ri, e çon atë të ndeshet me diçka të papritur.”

Ky është një film i shkurtër i prodhuar nga Ermal Gerdovci – Kandërr films dhe i mbështetur nga QKK dhe komuna e Prishtinës.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë kastin dhe ekipin tonë të jashtëzakonshëm për punën e tyre”.

Kujtojmë se Clermont-Ferrand është një festival ndërkombëtar i filmit kushtuar filmave të shkurtër që mbahet çdo vit në Clermont-Ferrand të Francës.

Go to TOP