Prishtina forcon angazhimin për vaksinimin në Javën Botërore të Imunizimit 2026

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e imunizimit si një nga mekanizmat më të fuqishëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurimin e një të ardhmeje më të shëndetshme për fëmijët.

Në kuadër të Javës Botërore të Imunizimit 2026, ai bëri të ditur se janë zhvilluar diskutime për avancimin e programit të vaksinimit duke përfshirë edhe integrimin e vaksinave të reja në kalendarin e rregullt.

Rama theksoi se për Kryeqytetin vaksinimi mbetet një prioritet i qartë dhe një investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve. Ai shtoi se institucionet lokale do të vazhdojnë të mbështesin çdo iniciativë që synon rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë shëndetësore për të gjithë qytetarët. /Kosova.info/


Go to TOP