Prishtina e Re do të luajë me Feronikelin 74 në barazhin për hyrje në elitë

Prishtina e Re ka siguruar biletën për ndeshjen e barazhit kundër Feronikelit 74, e cila do të luhet më 1 qershor në Klinë dhe do të vendosë se cila prej tyre do të luajë edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Prishtina e Re ka shënuar fitore në duel me Dinamon e Ferizajt, pas serisë prej 12 penalltive, me shifrat 7:6.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:2, derisa pas vazhdimeve 3:3. Më meritori për këtë sukses të Prishtinës së Re ishte portieri Egzon Bislimi, i cili priti disa penallti të lojtarëve të Dinamos, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt kësaj fitoreje të rëndësishme.

Fidan Gërbeshi shënoi në minutën e 22-të për Dinamon nga penalltia, ndërsa Salih Kosumi i barazoi shifrat shtatë minuta më vonë.

Ferizajasit kaluan sërish në epërsi me golin e minutës së tretë të shtesës në pjesën e parë përmes Daniel Tette.

Prishtina e Re barazoi shumë shpejt pasi nisi pjesa e dytë me Vigan Ademin.

Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta të parët kaluan në epërsi prishtinasit, me golin e Urim Statovcit, në minutën e 104-t, por vetëm dy minuta më vonë Dinamo barazoi shifrat me golin e Dardan Jasharit.

Go to TOP