Prishtina dhe Ferizaj kërkojnë këndelljen, formacionet zyrtare

Prishtina do të pres Ferizajn në kuadër të xhiros së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat bardhekaltër janë duke kaluar nëpër një moment të keq dhe synojnë t’i japin fund rezultateve negative.

Prishtina nuk di për fitore në tre duelet e fundit ku ka marrë vetëm një pikë, në anën tjetër Ferizaj nuk ka fituar që katër xhiro duke humbur dy duele e duke barazuar në dy të tjerë.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret për të ruajtur vendin e katërt në kampionat, në anën tjetër ferizajasit kërkojnë të befasojnë në kryeqytet për t’i ikur pozitës së fundit në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Belica, Pllana, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi, Kryeziu, Krasniqi, Hoti, Santos.

Ferizaj: Rexhepi, Fazliu, Cakolli, Halili, Sadriu, Orana, Ramadani, Hyseni, Emini, Sefa, Panadic.

Go to TOP