Prishet kamioni në hyrje të Prishtinës, shkaktohen kolona deri në Fushë Kosovë

Trafiku i ngarkuar po vazhdon të jetë problem për Prishtinën dhe Fushë Kosovën.

Aktualisht rruga Fushë Kosovë – Prishtinë është tërësisht e bllokuar nga kolonat, shkruan Kosova.info

Lexuesit kanë dërguar fotografi në adresën e redaksisë duke thënë se kolonat janë të gjata me kilometra.

Shkaku i këtyre kolonave është një kamion i cili është prishur tek rrethi në hyrje të Prishtinës, ndërsa kolonat mbërrijnë deri tek zona industriale në Fushë Kosovë. 

Go to TOP