Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje: Atletja i çudit të gjithë në Tokio 2020

Australiania Jessica Fox gjeti një mënyrë shumë të çuditshme për të ndihmuar veten në një moment të vështirë.

Atletës 27-vjeçares iu desh të dilte në planin B për të riparuar kanoen e saj në kohën kur garonte në finale e sllallomit K1.

Edhe pse mes vështirësive, ajo mori medaljen e bronztë duke mbyllur kështu Lojërat Olimpike me dy medalje, pasi më parë kishte fituar medaljen e artë kur garonte në C1 individualisht.

Ishte vetë Fox që ndau në rrjete sociale një video pasi mbaroi gara ku tregoi se si e kishte përdorur kondomin për të riparuar kajakun e saj.

“Vë bast se nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren dhe për këtë. Ata kanë shumë elasticitet dhe janë shumë të fortë,” ka shkruar australiania në postimin e saj.

Një mënyrë e çuditshme nga ana e saj, mirëpo në fund ia doli të fitonte garën që ia siguroi medaljen e bronztë.

Go to TOP