Presidentja: Papë Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut, në Vatikan. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Krahas liderëve nga mbarë bota, në Vatikan, në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut. 

Papë Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.

Trashëgimia e tij në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë. /Kosova.info/


Go to TOP