Presidentja Osmani: Skënderbeu, simbol i përjetshëm i lirisë dhe identitetit evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën e Kryetrimit Gjergj Kastrioti–Skënderbeu duke e cilësuar atë si shpatën e lirisë, strategun e betejave dhe ndërtuesin e aleancave që mbrojtën jo vetëm tokën shqiptare, por edhe vlerat themelore të Evropës.

Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se Skënderbeu ishte mbrojtës i dinjitetit, besimit dhe lirisë duke e kthyer qëndresën shqiptare në një simbol evropian të rezistencës ndaj pushtimeve. Sipas saj, nga Kruja deri në zemrën e kontinentit evropian, emri i Gjergj Kastriotit u shndërrua në emblemë të nderit, qëndresës dhe identitetit të përjetshëm kombëtar.

“Lavdi Kryetrimit Gjergj Kastrioti–Skënderbeu!”, përfundon mesazhi i Presidentes. /Kosova.info/


Go to TOP