Presidentja Osmani përkujton viktimat e masakrës së Srebrenicës në 29-vjetorin e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Srebrenicës në 29-vjetorin e saj.

Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit. Osmani ka kujtuar tmerrin ku u vranë 8 mijë djem e burra boshnjakë nga regjimi i Millosheviqit, duke e quajtur atë një kujtesë të mizorisë njerëzore. “Sot, në Ditën Memoriale për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat,” ka shkruar Osmani./Kosova.info

Go to TOP