Kurti e pret në qeveri presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Takimi mes Kurtit dhe Nussbaumer vjen pas takimit që ky i fundit e pati me kreun e kuvendit, Glauk Konjufca dy ditë më parë.

Pas takimit me Konjufcën, Nussbaumer tha se Zvicra është e shqetësuar në lidhje me tensionet, sipas tij, në rritje lidhur me pakicat serbe në Kosovë por edhe me situatën në pjesën veriore të vendit.

“Kemi adresuar edhe marrëdhëniet komplekse mes Serbisë dhe Kosovës. Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje lidhur me pakicat serbe në Kosovë dhe situatën në pjesën veriore”.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat që t’i adresojnë këto tensione dhe t’i parandalojnë eskalimet. Për Zvicrën, paqja e qëndrueshme dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme, prandaj ne e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, është shprehur Nussbaumer.

Go to TOP