Presidentja Osmani do të marrë pjesë në inaugurimin e Komuniteti Politik Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Komunitetin Politik Evropian,  që do të mbahet më 6 tetor në Pragë për herë të parë.

Këtë e ka kumtuar Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.

“Kosova merr pjesë në baza të barabarta në takimin përgatitor për nismën e re të Komunitetit Politik Evropian që përfshin 44 shtete të Evropës”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ky komunitet do të përbëhet nga vendet e Evropës që s’janë pjesë BE-së, shtetet e Bashkimit Evropian, por edhe Britaninë e Madhe.

Këtë ide e ka propozuar presidenti i Francës, Emmanuel Macron në takimin e Këshillit Evropian në qershor. 

Go to TOP