Presidentja në Viti, pritet nga kryetari Haliti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar të enjten komunën e Vitisë, ku është pritur nga kryetari Sokol Haliti.

Takimi është zhvilluar në zyrën e kryetarit të komunës, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse do të mbahet konferencë për media pas takimit.

Osmani, do të marrë pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë, që fillon në ora 11:30.

Go to TOP