Presidenti i Egjiptit: Banorët e Gazës duhet të qëndrojnë të palëkundur në tokën e tyre

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, tha se banorët e Gazës duhet të qëndrojnë të palëkundur dhe të mos largohen nga toka e tyre.

Këtë deklaratë ai e dha pas thirrjeve që Kajro të lejojë kalimin e sigurt për civilët nga enklava e rrethuar.

Egjipti ka të vetmin vendkalim kufitar me Gazën që nuk kontrollohet nga Izraeli, dhe ka qenë një ndërmjetës kyç në përshkallëzimin mes Izraelit dhe Gazës në të kaluarën.

Ndërsa janë ngritur shqetësime se nëse këta banorë largohen nuk do të jenë në gjendje më të kthehen në tokën e tyre, raporton  Al Jazeera.

Go to TOP