Presidenti gjerman e viziton Shkupin

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmer ka mbërritur sot në Shkup, ku në aeroport është pritur nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Steinmer është në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, katër muaj pas fillimit të negociatave të anëtarësimit, dhe kjo interpretohet si një sinjal i qartë nga Gjermania për integrimin e rajonit në BE dhe vazhdimin e mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

“Do të kemi kohë të mjaftueshme për të hapur tema të rëndësishme për rajonin, për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për sfidat me të cilat përballet e gjithë Evropa”, ka shkruar Mariçiq në profilin e tij në Facebook.

Në kuadër të vizitës, Shtajnmajer do të takohet me presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe do të ketë një fjalim para Kuvendit.

Pas një vizite zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut, Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë.

Go to TOP