Një person gjendet pa shenja jete në Pejë, policia rastin e cilëson si “Hetim i Vdekjes”

Një person është gjetur i shtrirë pa shenja jete në fshatin Lutogllavë në Pejë, në afërsi të lumit.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Në njoftimin e policisë shtohet se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të cilët edhe e kanë konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete.

Tutje shtohet se me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot rreth orës 14:20, Policia është informuar se ne fshatin Lutogllavë-Pejë, një person është i shtrirë pranë lumit, Njësitet relevante menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësorë i cili ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar ne IML, Prishtinë për obduksion, dhe rasti cilësohet Hetim i Vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Go to TOP