Platforma e Trump ndalohet nga Google Play

Platforma e medieve sociale e ish-presidentit amerikan Donald Trump është ndaluar nga Google Play.

Google thotë se platforma shkel politikat e saj për ndalimin e përmbajtjeve si kërcënimet fizike dhe nxitja e dhunës.

Vendimi e bën të vështirë për përdoruesit me telefona Android të shkarkojnë aplikacionin.

Devin Nunes, CEO i Truth Social, e ka quajtur Google më parë një “monopol”.

Truth Social u lansua në App Store të Apple në muajin shkurt, megjithëse lansimi ishte i rrethuar nga probleme.

Megjithatë, aplikacioni nuk është i disponueshëm në Google Play, ku shumica dërrmuese e aplikacioneve shkarkohen në telefonat Android.

Go to TOP