Pingpong/Zhvillohet java e tretë e Superligës së Kosovës – Lidhja e Prizrenit e fitoi derbin ndaj Priping

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë u zhvilluan xhirot e javës së tretë për meshkuj dhe femra. Në kategorinë e meshkujve e gjithë vëmendja ishte tek derbi kryesor i sezonit pranveror në mes të Kpp Lidhja e Prizrenit dhe Kpp Priping të cilin e fitoi ekipi nga Prizreni me rezultat 4 me 2 kështu për të siguruar kreun e tabelës dhe me shumë gjasa edhe titullin e kampionit pranveror. Ndeshje mjaftë interesante ishte edhe derbi lokal në mes të Kpp Prishtina dhe Kpp Dardania të cilin e fitoi Kpp Prishtina me rezultat të ngushtë 4-3.

Në kategorinë e femrave derbi i javës ishte ndeshja në mes të Kpp Ahmet Hoxha F dhe Kpp Prishtina F të cilin e fitoi Kpp Ahmet Hoxha F me rezultat 4-2. Në ndeshjet tjera favoritët Kpp Drita dhe Kpp Ahmet Hoxha F vazhduan me fitore. Ndeshja Kpp Ahmet Hoxha F – Ahmet Hoxha MK është shtyer.

TABELAT DHE REZULTATET

1. SUPERLIGA - MESHKUJT.jpg
2. SUPERLIGA - FEMRAT.jpg
1. SUPERLIGA (M) xhiro 5.jpg
1. SUPERLIGA (M) xhiro 6.jpg
2. SUPERLIGA (F) xhiro 5.jpg
2. SUPERLIGA (F) xhiro 6.jpg
Go to TOP