Pasdawa Sherpa krijon histori, bëhet personi më i shpejt që u ngjit në 5 majat më të larta

Pasdawa Sherpa nga Nepali, të enjten u ngjit në malin K2 (8611 m) dhe u bë personi më i shpejt që është ngjitur në pesë malet më të larta në botë.

Pasdaëa shkoi në Kangchenjunga (8586 m) më 14 maj, e ndjekur nga Everesti (8848.86 m), dhe Lhotse (8516 m) më 22 maj, Makalu (8463 m) më 27 maj dhe K2 më 21 korrik. Atij iu deshën 69 ditë për ta arritur në majë.

“Përveç kësaj, ai shkoi në Annapurna i (8091 m) më 28 prill, i ndjekur nga Dhaulagiri I (8167 m) më 8 maj dhe Nanga Parbat (8126 m) më 1 korrik”, thuhet ndër të tjera në faqen zyrtare të Everst Today në Facebook.

Go to TOP