Parandalohet kontrabanda e produkteve ushqimore
Oficerët doganorë kanë parandaluar një tentim për kontrabadim në regjionin e Prizrenit.
Në regjionin e Prizrenit, respektivisht segmenti Vermicë – Prizren, njësitet antikontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, pas ekzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës, pra mallra të kontrabanduara në Kosovë.
Me këtë rast janë sekuestruar rreth 1000 kg produkte ushqimore si dhe ka filluar procedura kundërvajtës. /Kosova.info/

Prev Post
Drita fiton ndaj Ballkanit
