Lajçak e takon këshilltarin e Scholzit: Gjermania po e përkrahë fuqishëm punën time

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Gjermanisë për dialogun, këshilltarin e kancelarit Scholz, Jens Plotner.
Në një postim në Twitter, Lajçak ka thënë se temë e takimit ishte edhe vizita e fundit në Ballkan.

Ai tha se Gjermania po e mbështet fuqishëm punën e tij si emisar.

Postimi i Lajçak:

Takim shumë i mirë me Jens Plotner, këshilltari kryesor diplomatik i kancelarit Scholz, në Berlin. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Ballkanin Perëndimor si dhe zhvillimet e fundit dhe hapat e radhës në normalizimin e raporteve. Falënderues për mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë në punën time.

Go to TOP