Prokuroria nisi hetimet ndaj tij, Martin Berishaj merr pjesë në “vjeljen diplomatike”

Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, ka marrë pjesë në “Vjeljen Diplomatike”, në Kroaci, e organizuar për shefat e misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare.
Kështu është njoftuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, ku është bërë e ditur po ashtu se në këtë organizim ka marr pjesë edhe presidenti kroat Zoran Millanoviq.

“Presidenti i Republikës, Zoran Millanoviq, si mikpritës, mori pjesë në “Vjeljen Diplomatike” në Pleshivicë, vjelje e rrushit e organizuar për shefat e misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare të akredituar në Republikën e Kroacisë. Organizator i vjeljes është qyteti Jastrebarsko, kurse “Vjelja diplomatike” e shtatë në Jaskë u zhvillua në vreshtin e familjes Tomac në Pleshivicë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë se prokuroria ndaj Berishajt ka nisur hetimet për mos-deklarim të pasurisë.

Go to TOP