Kosova.info

Kosova për herë të parë merr pjesë në takimin e forumit të ri evropian

Kosova dhe 16 shtete të tjera jo anëtare të Bashkimit Evropian janë ftuar që të marrin pjesë në takimin e parë të forumit të ri evropian, Bashkësisë Politike Evropiane, që do të mbahet më 6 tetor në Pragë të Çekisë. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtar e vlerësojnë të rëndësishëm pjesëmarrjen e Kosovës në këtë forum.

Kosova për herë të parë do të merr pjesë në takimin e forumit të ri evropian, Bashkësisë Politike Evropiane.
Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare kanë thënë se kjo është një mundësi e mirë për Kosovën.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka deklaruar se me këtë ftesë qëndrimi i Bashkimit Evropian po ndryshon karshi Kosovës.

“Ftesa për Kosovën për të marrë pjesë në forumin “Bashkësia Politike Evropiane”, është jashtëzakonisht pozitive, sepse po shihet që qëndrimi i BE-së ndaj Kosovës dal nga dal po ndryshon në aspektin pozitiv. Aty nuk pritet me u marr vendime, mirëpo është forum që i ofron vendet të cilat në të ardhmen e afërt do të jen vende kandidate që t’i harmonizojnë politikat dhe standardet e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Arifi

Profesori i diplomacisë dhe negocimit ndërkombëtar në Universitetin e Parisit, Valon Murtezaj, ka thënë për Radio Kosovën se kjo është një mundësi e mirë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve që janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe të tjerave që ende nuk janë anëtare.

“Mund të jenë disa përparësi në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare të BE-së me shtetet që për arsye të ndryshme ende nuk janë anëtare të BE-së, dhe këtu do të jen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu edhe vendet e tjera që mund të kenë bashkëpunime ndërmjet shtetesh”, ka thënë Murtezaj.

Idenë për krijimin e Bashkësisë Politike Evropiane e ka paraqitur në maj presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Siç ka thënë ai, ky forum ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimet midis shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë bllokut, përfshirë edhe ato që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Macron ka thënë se shpreson që ky forum të ndihmojë në përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët e BE-së në Evropën duke iu referuar Ukrainës, e cila më herët gjatë këtij viti mori statusin e vendit kandidat. Megjithatë, edhe Franca, por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka mbështetur Bashkësinë Politike Evropiane, kanë thënë se ky forum nuk duhet të jetë alternativë e zgjerimit të BE-së.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort