Pingpong/Organizohet kampionati individual i Kosovës për U9, U13, dhe U17
Me datën 16 prill me fillim nga ora 10:00 në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj, FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U9, U13, dhe U17.
“Duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve si dhe turneu organizohet vetëm një ditë, turneu do të organizohet vetëm në garat individuale.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të paraqiten në maksimum dy kategori që ua mundëson mosha.
Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 13 prill në ora 16:00.
Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin për U9, U13, U17 kanë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës 9, 13 dhe 17 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2013, 2009 dhe 2005.
*Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit.
Shorti do te hidhet të enjten me 14 prill nga ora 20:00 online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.
Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë”. /Kosova.info/
