Pingpong, Kreshnik Mahmuti dhe Linda Zeqiri kampion të turneut për Ditën e Pavarësisë
U organizua turneu i seniorve për Ditën e pavarësisë, në palestrën e shkollës fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj me pjesëmarrjen e afër 150 lojtarëve nga klubet e Kosovës si dhe disa lojtarëve nga Shqipëria, për të cilët një fjalim rasti mbajti kryetari i federatës z. Jeton Beqiri.
Në kategorinë e femrave garat filluan pas orës 13:00 me pjesëmarrjen e mbi 35 lojtareve. Në gjysmëfinalen e parë Linda Zeqiri me rezultat të ngushë 3:2 fitoj ndaj Leoresa Imerit, ndërsa Shega Hashani pas një fitoreje me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Lena Osmanit në të tetën e finales, në gjysmë finale fitoj me 3:1 ndaj Alma Mehmetit. Në finalen Linda fitoi linda ndaj Shegës me rezultat 3:0.
Në kategorinë e meshkujve ishin të paraqitur afër 120 lojtarë të cilët filluan garat nga ora 10:00, me shumë ndeshje interesante, e paraqitje të mirë të grupmoshave të reja, siç ishte rasti i lojtarit të ri nga Shqipëria Aron Koni që arriti deri në të tetën e finales.
Në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoj ndaj Blendi Hajdarit me 3:0, e në gjysmëfinalen e dytë Fatih Karabaxhaku fitoi 3:1 ndaj Veton Gotës i cili kishte fituar me 3:1 ndaj Aron Konit. Në finale Kreshniku nuk lejoj befasi duke fituar me 3:1 ndaj Fatihut, e kështu vazhdoj mbrojti titullin nga viti i kaluar.
Për fituesit në të dy kategoritë u ndan kupa dhe medalje nga përfaqësuesit e FPPK.
Kategoria M
- Kreshnik Mahmuti
2. Fatih Karabaxhaku
3. Blend Hajdari
3. Veton Gota
Kategoria F
- Linda Zeqiri
2. Shega Hashani
3. Alma Mehmeti
3. Leoresa Imeri /Kosova.info/
