Mediat serbe: Petar Petkoviq sot dhe nesër në Kosovë
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, është raportuar se do të vizitojë Kosovën.
Përpos kësaj, sipas mediave serbe, Petkoviq do të qëndrojë në Kosovë sot dhe nesër.
Po ashtu është theksuar se është planifikuar që Petkoviq të qëndrojë në Kosovë, për të marrë pjesë në një liturgji që do të mbahet në Prizren.
Duhet përkujtuar që institucionet e Kosovës i kanë refuzuar lejen e vizitës në Kosovë për mbi 10 herë radhazi, përfaqësuesit serb në dialogun Kosovë-Serbi.
