Mbrojtja në Speciale: Nuk mund të mbahen të akuzuarit përgjithmonë në paraburgim
Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u zhvilluar seanca e radhës për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.
Seanca ka filluar me prezantimin e palëve.
Avokatët: Pierre –Richard Prosper [mbrojtës i Hashim Thaqit], Ben Emmerson [mbrojtës i Kadri Veselit], Venkatesëari Alagendra [mbrojtësja e Jakup Krasniqit] dhe David Young [mbrojtës i Rexhep Selimit] kanë shprehur shqetësimet e tyre për vonesën në nxjerrjen e materialeve shfajësuese.
Me këtë rast avokati mbrojtës Young ka deklaruar se ka kaluar më shumë se një vit dhe se nuk mund t’i mbajnë të akzuuarit përgjithmonë në paraburgim.
“Kanë kaluar më shumë se një vit dhe ne nuk mund t’i mbajmë të akuzuarit përgjithmonë në paraburgim”, është shprehur avokati Young.
