Lladrovci për Doarsa Kicën: Dëm që nuk erdhi tek ne

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar aderimin e Doarsa Kicës nga “Guxo” në LDK.

Ai tha se është “dëm” që nuk shkoi në PDK.

“Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne!”, ka shkruar Lladrovci.

Go to TOP