Portugalia dhe Sllovenia e mbyllin pa gola pjesën e parë

Portugalia dhe Sllovenia janë ndarë baras në pjesën e parë të ndeshjes së 1/16 së finales në Euro 2024. 

Pjesa e parë e takimit të zhvilluar në e cila po zhvillohet në “Deutsche Bank Park” është mbyllur me rezultat 0-0. 

Portugalia rastin më të mirë e ka pasur me Ronaldon, kur një gjuajtje e tij nga goditja e dënimit ka shkuar mbi shtyllën e sipërme të portës.

Nga ana tjetër, Sllovenia ka krijuar rrezik përmes Sesko, i cili ka provuar nga distanca, por pa sukses.

Në dispozicion të skuadrave për ta provuar ndryshimin e rezultatit mbetet edhe një pjesëlojë e plotë. 

Go to TOP