Porto eliminon Lazion – kualifikohen edhe Atalanta, Leipzig dhe Sevilla

Porto ka arritur të eliminoi Lazion në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Evropës, derisa biletën për çerekfinale e kanë siguruar edhe Atalanta, RB Leipzig dhe Sevilla.

Porto barazoi në ndeshjen kthyese ndaj Lazios me rezultat 2:2, por meqenëse fitoi në takimin e parë, rezultati përfundimtar doli të jetë 2:4.

Ciro Immobile i dha epërsinë vendasve pas 19 minutave lojë, duke shtuar shpresë së mund të kualifikohen tutje.

Por, Taremi u tregua i saktë nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin (31′).

Ndërsa, ishte Uribe që vulosi fitoren e mysafirëve dhe i kualifikoi në çerekfinale (68′).

E tëra që bëri Lazio, ishte goli i dytë njëkohësisht i fundit për këtë edicion në Ligën e Evropës, të cilën e realizoi Danilo Cataldi (90+5).

Në përballjet tjera, RB Leipzig arriti të eliminoi Real Sociedadin me rezultat të përgjithshëm 3:5, Atalanta pa problem fitoi ndaj Olympiacos Piraeus (1:5 rezultati i përgjithshëm), ndërsa Sevilla me mund eliminoi Dinamo Zarebin (2:3, i përgjithshmi).

Ndërkohë, pas pak do zhvillohen edhe katër sfida tjera, ku do mësohen edhe katër skuadrat e mbetura që do sigurojnë kualifikimin për në çerekfinale.

Go to TOP