Portieri argjentinas Martinez tregon se si e frymëzoi Messi: Për shkak të tij u bëra një version më i mirë i vetes

Portieri i Aston Villa dhe Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Marinez, thotë se bashkëkombasi Lionel Messi është shoku më i mirë i skuadrës që ka pasur në karrierën e tij dhe se ky futbollist e ka frymëzuar që të bëhet portier më i mirë.

Dyshja së bashku fituan Kupën e Amerikës vitin e kaluar, ku për herë të parë që nga viti 1993 i sollën Argjentinës Trofeun e kampionëve të Amerikës së Jugut.

Martinez thotë se ishte Messi dhe motivi për të luajtur me një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave që e motivoi atë të bëhej një “version më i mirë i vetvetes” dhe se ai do t’i jetë përjetësisht mirënjohës Messit për këtë.

Motivi për të fituar Kupën e Amerikës me të ishte në fund të fundit vendimtar për Argjentinën, veçanërisht duke ditur që Marinez ishte portieri më i mirë në turne.

“Shoku më i mirë i skuadrës që kam pasur ndonjëherë është Lionel Messi, pa menduar. Ai është më i miri si lojtar, si lider, si njeri…”.

“Ishte Messi ai që më frymëzoi të bëhesha një portier më i mirë. Version më i mirë i vetes sime kur luaja në Copa America dhe Jam i lumtur për këtë tani. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës atij”, ka thënë Martinez.

Martinez e filloi karrierën e tij profesionale në Arsenal në vitin 2012, dhe ishte i huazuar në Oxford, Sheffield, Rotherham, Wolves, Getafe dhe Reading, dhe në vitin 2020 u transferua te Aston Villa për mbi 20 milionë euro. 

Go to TOP