Polonia refuzon të përballet me Rusinë në ‘play-off’ të Kupës së Botës

Kombëtarja e Polonisë ka njoftuar se do refuzojnë të përballen ndaj Rusisë në ‘play-off’ të Kupës së Botës.

Sipas portalit polak “Przeglad Sportowy”, Polonia mbështetet nga Suedia dhe Republika Çeke, që garojnë në grupin B të ‘play-off’.

Në shortin e hedhur me 26 nëntor, Polonia ka qenë kundërshtar i Rusisë në njërën ndër dy gjysmëfinale, derisa Suedia përballet me Republikën Çeke në gjysmëfinalen e dytë.

Finalja ishte caktuar të zhvillohet në Rusi ose Poloni, varet se cila skuadër prek finalen.

Por, tashmë gjërat kanë ndryshuar me Poloninë që ka mbështetjen e Suedisë dhe Republikës Çeke për mos përballje ndaj Rusisë.

Gjysmëfinalet janë paraparë të zhvillohet me 24 dhe 25 mars, ndërsa të shohim nëse do ndryshojë kjo situatë.

Go to TOP