Polonia refuzon ndeshjen me Rusinë
Polonia tha se nuk do të luajë ndeshjen e eliminimit kundër Rusisë, të vlefshme për Kupën e Botës në Futboll 2022, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në Moskë, më 24 mars.
“Nuk ka më fjalë, është koha të veprojmë”, tha presidenti i Federatës polake të Futbollit, Cezary Kulesz.
