Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1844 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 16 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 28 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 13 persona. /Kosova.info/

Go to TOP