Policia publikon videon të dyshuarit për vjedhje të rëndë, kërkohet ndihma e qytetarëve për kapjen e tij
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive/videoiçizimit të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për vepren penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Policia njofton se ‘’Vjedhja e rëndë’’ ka ndodhur me datën 04.04.2022 rreth orës 00:25 në rrugën ‘’Sali Çeku’’, saktësisht në parkingun para market ‘’Ari’’ në Ferizaj, ku një person i gjinisë mashkull (si në video) dyshohet se ka kryer vjedhjen e një automjeti GOLF VII ngjyrë e kaltër me targa vendore.
“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi, si në video, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.
Comments