Policia parandalon tri raste, një falsifikim dy kontrabandë

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, një qytetar nga Maqedonia e Veriut, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën sllovene me emër të një personi tjetër dhe që dyshohet të jetë i falsifikuar.

Dokumenti i dyshuar është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu Policia njofton edhe për dy raste kontrabandë në veriun e Kosovës.

“Në Leposavic, me 21.03.2024, në 21:50 njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve dytësore ku kishte të ngarkuara mallra të ndryshme (ushqimore dhe pije) për të cilat nuk posedonte dokumentacion. Në konsultim me prokurorin vetura dhe malli i janë dorëzuar doganës ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu në magjistralen Jarinjë – Leshak, policia ka ndaluar vetura pikap me drejtues L.S., 23 vjeçar, gjatë kontrollit është vërejtur se ishte i mbushur me duhan. Policia në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën e ka trajtuar këtë rast, thuhet më tej në njoftim.

Go to TOP