Policia nis hetimet për një person që bëri thirrje për urrejtje fetare në sheshin e Ferizajt

Një person përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit të Ferizajt.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast kanë filluar hetimet.

“Është raportuar se në rrjetin social facebook nga një faqe është shpërnda një video ku i dyshuari mashkull kosovar nxitë dhe bënë thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit”.

“Lidhur me rastin me datën 31.03.2024 njësiti i hetimeve në konsultim me prokurorin ka inicuar lëndën e rastit e cila është ne procedure hetimore”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Go to TOP