Policia në Suharekë sekuestron armë, i dyshuari thotë se i përkasin kohës së luftës

Policia e Suharekës ka arritur të identifikojë një të dyshuar i cili ishte parë në një video e që posedonte sasi municioni.

“Me datë 09.01.2024, në koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Vraniç të Suharekës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë automatike AK-47, tre karikator të pushkës automatike dhe një pushkë gjysmë automatike me dylbi  si dhe 209 fishekë të kalibrit 7.62 mm”, njofton Policia.

I dyshuari ne deklaratën e tij ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij të cilat i kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë.

Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Në të këtë rast janë sekuestruara armët dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

Go to TOP