Policia në pronat e Millan Radoiçiq

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është duke kryer bastisje në pesë lokacione në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrm Bunjaku.

Sipas një mediumi lokal në veri, bastisja po zhvillohet në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Policia ka thënë se kontrollet është duke i kryer në koordinim me misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX dhe misionin e NATO-s në Kosovë.

Go to TOP